Klasi i energjise: Inverter
Numri i programeve:15
Shpejtesia e centrifugimit:1400 RPM
Kapaciteti:9 kg
Permasat: 61 x 60 x 85 cm
Tipi i hapjes:dere e perparme
Wifi:Po
Ngjyra: E Bardhe+Panel i Zi
Garancia: 2 vite
L86 500
Kodi:S1952
Klasi i energjise: Inverter
Numri i programeve:15
Shpejtesia e centrifugimit:1400 RPM
Kapaciteti:9 kg
Permasat: 61 x 60 x 85 cm
Tipi i hapjes:dere e perparme
Wifi:Po
Ngjyra: E Bardhe+Panel i Zi
Garancia: 2 vite
Keni harruar te aktivizoni programin e tharjes? Ju mund ta filloni lehtesisht proçesin e lavatriçes permes aplikacionit nga kudo. Ndizni lavatriçen, zgjidhni programin e deshiruar, aktivizoni funksionet e nevojshme dhe shijoni nje jete me te thjeshte.
Programi i larjes me avull ExtraHygiene, i testuar dhe certifikuar nga Intertek, heq deri ne 99,9% te baktereve dhe mykut nga rrobat tuaja me ndihmen e avullit dhe larjes me temperature te larte. Rrobat do te jene te pasterta ne menyre perfekte dhe, njekohesisht, makina juaj e larjes do te mbetet e paster per nje kohe me te gjate, pa mbulime mikrobiologjike dhe pa erera te pakendshme.
Harroni zbutesin! Trajtimi shtese me avull ne fund te programit te zgjedhur redukton ndjeshem rrudhat, ererat dhe bakteret. Rrobat tuaja do te jene thellesisht te pastra, me pak te shpupuritura dhe me te buta.
Ky motor i qete, por shume efikas, eshte projektuar per te siguruar nje jete te gjate per makinen tuaj te larjes, duke kursyer energji me çdo cikel.
Drita LED e vendosur me kujdes ndriçon ne menyre elegante tamburin dhe siguron ngarkim dhe shkarkim te lehte.
Me funksionin StopAddGo, mund te ndaloni lehtesisht ciklin e larjes gjate fazave te tij fillestare per te shtuar ose hequr artikujt e lavanderise.
TotalAquaStop eshte funksion i sigurise ne makine larese, i cili mundeson funksionimin e sigurt te makines gjate nates ose edhe gjate mungeses suaj, duke ofruar mbrojtje 100% kunder rrjedhjes se ujit nga makineria larese dhe ne tubin e ujit. Ne rast rrjedhjeje, sistemi TotalAquaStop ndalon automatikisht furnizimin me uje dhe mbron shtepine tuaj nga permbytjet. Funksion 100% i sigurt.
Lavatricja do te mbaje mend perzgjedhjet tuaja per ciklin e centrifuges per çdo program te paracaktuar. Gjithashtu, do te mbaje mend nese keni zgjedhur opsionin e nivelit me te larte te ujit ose proçesin e paralarjes per nje program te caktuar. Opsionet e zgjedhura ne proçesin e fundit do te sugjerohen kur te perdorni perseri te njejtin program.
Nese nuk mund t’i nxirrni rrobat nga lavatricja menjehere, mos u shqetesoni! Lavatricet Gorenje kane funksionin Anti-Crease, opsion i cili eshte projektuar per te reduktuar rrudhosjen.Pas larjes, tamburi do te rrotullohet per 2 ore per te minimizuar rrudhosjen e rrobave. Ju mund ta ndaloni kete funksion ne çdo moment duke shtypur butonin Start/Stop ose On/Off.
Mjaftojne vetem 20 minuta per te rifreskuar bluzen tuaj te re dhe rrobat e tjera pak te ndotura. Ne kete menyre, veshja juaj e preferuar do te jete gjithmone gati.
Programi ShirtsSteam eshte i krijuar posaçerisht per larjen e kemishave per t'u siguruar qe ato jo vetem te jene plotesisht te pastra, por gjithashtu do te kene me pak rrudha, keshtu qe nuk do t'ju duhet te humbisni shume kohe duke i hekurosur.
Larja me detergjent pluhur ne temperatura me te uleta mund te krijoje kushte ideale per zhvillimin e baktereve, te cilat mund te shkaktojne ere te keqe ne rroba. Programi DrumClean do te eliminoje çdo bakter ne brendesi te makines dhe do te siguroje qe rrobat tuaja te kene gjithmone ere freskie.
Jeni gjithmone me nxitim, dhe nuk keni kohe per asgje? Funksioni FastWashing i lavatriceve Gorenje eshte krijuar pikerisht per kete situate. Ky funksion ju ofron mundesine per te reduktuar kohen e larjes. Me kete veçori mund te perdorni nje funksion te ri per te shkurtuar kohen e larjes per çdo program, duke perfshire proçesin e paralarjes dhe uje shtese.
Forma e veçante e tamburit ne forme vale, ne kombinim me shiritat 3D gjithashtu ne forme vale, zbut fibrat per te siguruar nje trajtim sa me te bute te rrobave, duke ofruar pastrim te persosur dhe me me pak rrudha.
Dera e madhe, e bere nga nje cope plastike pa asnje vide, siguron qendrueshmeri dhe parandalon krisjet ose tingujt shqetesues. Ajo hapet plotesisht deri ne 180 grade, duke bere qe zbrazja dhe ngarkimi i tamburit te jene sa me te lehta.
Lavatricet WaveActive jo vetem qe jane te kujdesshme me rrobat tuaja, por edhe me veshet tuaj. Tingujt e bute ofrojne nje reagim te lehte dhe te kendshem per funksionet ose programet qe keni zgjedhur.
Stabiliteti i rritur dhe vibrimet e reduktuara ndjeshem fale paneleve anesore dhe te poshtme StableTech, ofrojne nje nivel me te ulet te zhurmes, edhe ne ciklet me te larta te rrotullimit.
Funksioni WaterPlus shton uje shtese gjate ciklit te larjes per te arritur nje proçes me te mire te larjes dhe pastrimit. I pershtatshem per njerezit me alergji.
Gjate larjes, dera qendron e mbyllur, duke parandaluar edhe femijet me kureshtare ta hapin ate. Per mbrojtje shtese, paneli i kontrollit mund te mbyllet duke shtypur nje kombinim te veçante çelesash, duke e bere te pamundur ndryshimin e paqellimshem te specifkimeve te vendosura.
Ky program unik perdor nje gjenerator avulli per te prodhuar sasi te medha avulli, qe freskojne rrobat dhe lehtesojne hekurosjen.
Thjeshtoni jeten tuaj duke patur mundesine te kontrolloni dhe monitoroni lavatricen tuaj permes aplikacionit ne pajisjen tuaj mobile. Kontrolli ne distance, njoftimet mobile dhe mundesia e menaxhimit te kerkesave jane funksione qe do t'ju ndihmojne te kontrolloni proçeset e lavatrices me shpejt dhe me lehte, nga çdo vend qe ndodheni.
Me funksionin e sigurise AquaStop, lavatricja mund te punoje ne menyre te sigurt gjate nates ose edhe kur nuk jeni ne shtepi. Ne rast rrjedhje, AquaStop ndalon automatikisht furnizimin me uje dhe mbron shtepine tuaj nga permbytjet.
Te kesh kontroll dhe informacion te vazhdueshem mbi ate qe po ndodh me lavatricen tuaj eshte nje proces pa stres.
Pavaresisht ku jeni dhe çfare po beni, do te njoftoheni menjehere ne pajisjen tuaj mobile per te gjitha aktivitetet e lavatrices. Do te merrni njoftime ne fund te ciklit te larjes, kur mbaron detergjenti gjithashtu dhe ne rast gabimesh ose alarmesh.
Keni duar te ndotura nga gatimi dhe harruat te shtypni butonin Start per te nisur proçesin e larjes? Nuk ka asnje problem, pasi mund ta kontrolloni lavatricen edhe me ze permes asistenteve digjitale njesoj si Amazon Alexa ose Google Assistant. Thjesht thuaje dhe gjithçka do te jete gati.
Permiresoni pervojen tuaj te larjes me DrySync.Ky funksion transferon programin tuaj te larjes ne proçesin e preferuar thares, duke zgjedhur ne menyre inteligjente ciklin optimal te tharjes sapo larja te kete mbaruar. Thuaj lamtumire hapave manuale, pasi ky proces i panderprere siguron nje kalim te qete dhe efikas nga larja ne tharje.
Ky funksion sherben si nje udhezues hap pas hapi per larjen, i thjeshte dhe pa nevoje per njohuri te meparshme, qe lejon perdoruesit te gjejne programin me te mire per nevojat e tyre.Thjesht dergoni specifikimet ne lavatricen tuaj te lidhur me pajisjen tuaj mobile ose shihni specifikimet optimale te lavatriçes per t’i vendosur manualisht parametrat e preferuar.
No account yet?
Create an AccountInformacioni juaj do te perdoret bazuar ne Politikat e Privatesise