MSZ-GF60-22
L71 300
Seri moderne,kompakte dhe mjaft e qete.Nje zgjidhje perfekte per te siguruar rehatine tuaj.
- Eficence e larte energjitike
- Filter Nano Platinum
- Njesi e jashtme per zona te ftohta(-25grade)
- I qete ne punim
- 5 vite garanci
Eficence e larte energjitike
** Të gjithë kapacitetet e MSZ-GF-së janë të klasifikuara “A+++” në ngrohje dhe ne ftohje në klimë të butë. Referencë merret klima e Athinës.
* Të gjitha modelet e serisë kanë klasifikim energjitik “A++” në ftohje dhe “A+” në ngrohje.
Këto klasifikime bëhen për “Klimë mesatare” . Referencë merret klima e Strasburgut.
Dizenjo kompakte dhe elegante
Seria MSZ-GF prezantohet në të gjithë kapacitetet si në sistemet monosplit (një njësi e jashtme e lidhur me një njësi të brendshme) dhe në ato multisplit (një njësi e jashtme e lidhur me disa njësi të brendshme).
Linja elegante dhe kompakte bëjnë të mundur që ta instaloni njësinë në çdo ambient që ju dëshironi.
Filter Nano Platinum
Ky filtër është i përbërë nga copëza nanometrike platinumi që mundësojnë veti të qëndrueshme antibakteriale. Gjithashu është rritur edhe madhësia e sipërfaqes tre-dimensionale, duke rritur kështu sipërfaqen e filtrave. Ky tipar i jep filtrave Nano-Platinum performancë më të lartë në grumbullimin e pluhurave krahasuar me filtrat tradicionale. Pastrimi i ajrit në mënyrë kaq efektive, rrit komfortin në dhomë duke e cuar atë në një tjetër nivel.
Sistem kontrolli Wifi opsionale
Njësia e brendshme është e pajisur me një ndërlidhës Wi-Fi, i cili është opsional. Mund të kontrolloni kondicionerin dhe statusin e operimit me anë të sistemit “MELCloud” nga tableti, telefoni apo kompjuteri juaj.